Shembull i mirë: Nxënësit përgatitën ëmbëlsira dhe paratë e fituara i dhuruan donacion për të sëmurët nga kanceri i gjirit

- Advertisement -

Nxënësit e “London School” në Mitrovicë sërish kanë organizuar disa aktivitete gjatë muajit tetor që njihet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

- paragrafi 1 -

Nxënësit e kësaj shkolle, që është ndër institucionet më prestigjioze për gjuhë të huaja, edhe këtë vit kanë mbledhur një shumë simbolike parash nga shitja e ëmbëlsirave të cilat i kanë përgatitur vetë.

- Advertisement -

Krahas aktiviteteve, stafi profesional i mësimdhënësve të “London School” bashkë me fëmijët kanë prezentuar punimet e tyre për të ngritur vetëdijesimin për një mbështetje sa me të madhe në vendin tonë sëmundjes së kancerit të gjirit.

Postimi i plotë:

Fëmijët e London School edhe këtë vit kontribojnë për pacientët nga Mitrovica që vuajnë nga kanceri i gjirit.

- Advertisement -

Në sheshin e Mitrovicës do të prezentojnë punimet e tyre për të ngritur vetëdijesimin për një mbështetje sa me të madhe në vendin tonë.

Poashtu nxenesit do te shpalosin aktivitetin e tyre “Bake & sale”, ku kane pergatitur embelsira shume te shijshme per te mbledhur fonde.

Falenderim të jashtëzakonshëm për këta fëmijë kaq të dashur e kreativ, dhe stafit të London School për inkurajimin e tyre dhe mbështetjen që tashmë e japin çdo vit!
Ju mirëpresim nesër 🌸

“Pak nga ne do të thotë shumë për ata”🌸