Shembull i mirë: Nxënësit mitrovicas marin gjyshet me vete në shkollë, tregojnë dashurinë ndaj tyre

- Advertisement -

Nxënësit e shkollës fillore “Ismail Qemaili” në Mitrovicë mbajtën dje një aktivitet edukativ-arsimor në kuadër të lëndës Shoqëria dhe Mjedisi.

- paragrafi 1 -

E veçanta e këtij aktiviteti ishte se nxënësit kishin ftuar gjyshet ose të afërme të tjera nga familja për të gërshetuar tradicionalen dhe modernen.

- Advertisement -

Qëllimi i këtij aktiviteti të organizuar nga mësuesja Leunora Uka-Muharremi, ishte mbjellja e respektit dhe kultivimi i dashurisë ndaj të moshuarve.

Njoftimi i plotë:

Dje u mbajt një aktivitet edukativ – arsimor në Shfmu “Ismail Qemali “ i organizuar nga Mësuesja Leunora Uka Muharremi.

- Advertisement -

Qëllimi ishte gërshetimi i tradicionales dhe modernes, ku të ftuara ishin gjyshet por edhe të aferme të tjera të fëmijëve.

Por më e rëndësishmja e këtij aktiviteti ishte Mbjellja e respektit dhe kultivimi i dashurisë ndaj të moshuarve.

Edukojmë brezat, vazhdojmë traditë e respektit për më të moshuarit tek fëmijët.