SHEMBULL I MIRË: Nxënësit e shkollës “Dardania” marrin pjesë në aktivitetin për pastrimin e zonave në kryeqytet

- Advertisement -

Nxënësit e shkollës “Dardania” në Prishtinë, specifikisht ‘Klubi i ambientalistëve’, kanë marrë pjesë në aktivitetin për pastrimin e zonave të ndryshme në kryeqytet, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Konkretisht 37 nxënës të kësaj shkolle nën udhëheqjen e arsimtares Sofije Jashari, kontribuan dhe pastruan ambientin në zona të ndryshme.

- Advertisement -

Nxënësit deklaruan se janë shumë të kënaqur me këtë iniciativë, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e mjedisit të pastër.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

🍀🌿‘PRISHTINA E PASTËR’♻️☘️
Sot, nxënësit e shkollës sonë, specifikisht ‘Klubi i ambientalistëve’, morën pjesë në aktivitetin nga kryetari i komunës së Prishtinës z. Përparim Rama, për pastrimin e zonave të ndryshme të kryeqytetit.

Gjithsej, 37 nxënës të shkollës sonë nën udhëheqjen e arsimtares Sofije Jashari, kontribuan dhe pastruan ambientin në zona të ndryshme, të cilët potencuan se janë shumë të kënaqur me këtë iniciativë, duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e mjedisit të pastër.
E përgëzojmë arsimtaren në fjalë dhe klubin e ambientalistëve për kontributin dhe i falënderojmë për kujdesin e treguar karshi mjedisit që të gjithë të kenë një qytet të pastër! 👏🏻♻️