Shembull i mirë: Nxënësit e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë pastrojnë shkollën

- Advertisement -

Gjimnazi “Frang Bardhi” në Mitrovicë po vazhdon shembullin e mirë për një ambient të pastër për nxënësit dhe mësimdhënësit.

- paragrafi 1 -

Nxënësit e kësaj shkolle kanë pastruar ambientin ku ata i ndjekin mësimet, duke dhënë një shembul dhe duke treguar kulturë të lartë, shkruan Albanian Education.

- Advertisement -

Postimi i shkollës:

Kultura mjedisore është ajo që ka të bëjë me procesin edukativo-arsimor që synon zgjimin te qëniet njerëzore të vetëdijes për mjedisin.

Për nder të ditës së shkollës sot nxënësit me vetiniciativë së bashku me mësimdhënësit pastruan ambientet e brendshme të shkollës.Ky aktivitet, tashmë tradicional për shkollën tonë organizohet së paku tri herë brenda vitit.

- Advertisement -

Të gjithë duhet të vazhdojmë të kujdesemi për mjedisin, sepse në një mjedis të pastër është një jetë e shëndoshē.

Gjithashtu për nder të ditës së shkollës nesër mbahet turnir në disiplinën e futbollit.