Shembull i mirë: Nxënësi nga Prizreni dhuron disa libra për bibliotekën e shkollës “Emin Duraku”

- Advertisement -

Shkolla “Emin Duraku” në Prizren ka njoftuar se Narti, nxënës i klasës së shtatë ka dhuruar për bibliotekën e shkollës disa tituj librash shumë interesant, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

NART KIRAJTANI DHE DASHURIA PËR LIBRAT

Narti është nxënës i klasës së shtatë në shkollën tonë. Zelli i tij për punë në shkollë dhe pasioni për librat janë lidhur ngusht mes vete për të kalitur karakterin e tij të veçantë: atë të djalit të urtë, të konsideratë dhe të sjellshëm.

Sot, Narti trokiti në derën e drejtorit, Msc Rrahim Bekteshi, me një kauzë të veçantë. Ai kishte vendosur që të dhuronte për bibliotekën e shkollës disa tituj librash shumë interesant. Ideja i lindi nga shpirtmirësia dhe ndjenja e bashkëpunimit: Narti, duke qenë se tashmë kishte lexuar librat në fjalë, mendoi që gjëja më e vlefshme do të ishte po të u jepej edhe të tjerëve mundësia që të përjetojnë botën magjike të këtyre librave sikurse ai.

- Advertisement -

“Unë kisha dëshirë që këta libra të kapen nga duart punëtore të shokëve të mi, në vend se të rrinin brenda dollapit”- na tha Narti.

Drejtori e lavdëroi veprën e Nartit duke i uruar shëndet dhe suksese, dhe duke u shprehur i lumtur që në gjirin e shkollës sonë ka nxënës që përçojnë vlera kaq të rralla, e të tillë të cilët rrugën e tyre dhe të të tjerëve përreth e ndriçojnë me dritën e librit.