Shembull i mirë: Një prind me shpenzime vetjake lyen klasën e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë

- Advertisement -

Vetëm një ditë pasi nisën vitin e ri shkollor, nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë u përballën me probleme të kanalizimit dhe kushte të rënda infrastrukturore.

- paragrafi 1 -

Situata çoi madje edhe në një protestë simbolike nga vetë nxënësit.

- Advertisement -

Përveç kanalizimit, gjendja brenda shkollës lë shumë për të dëshiruar. Muret e dëmtuara dhe klasat e amortizuara janë dëshmi e kushteve të papërshtatshme për mësim.

Në këtë situatë, një prind vendosi të ndërhyjë vetë. Rrahim Latifi, prindi i një nxënësi të klasës së parë, mori iniciativën për të rikonstruktuar një nga klasat.

Me mjete vetanake – kompanisë së tij, TerraStudio dhe me angazhimin si mjeshtër, ai e lyeu dhe e rinovoi tërësisht klasën e mësimit, duke i dhënë një pamje krejtësisht të re.

- Advertisement -

Ky gjest ka fituar vlerësimin e prindërve të cilët theksojnë se shkollat kanë nevojë për kujdes institucional dhe mbështetje më të madhe për të ofruar kushte dinjitoze për fëmijët.