Shembull i mirë: Mësuesja Shemsije Shyti realizon ligjeratën me prindërit e nxënësve që kanë profesione të ndryshme

- Advertisement -

Mësimdhënësja e njohur nga Mitrovica, Shemsije Shyti, ka vazhduar me aktivitete të ndryshme në dobi të nxënësve që ajo edukon.

- paragrafi 1 -

Në kuadër të planit mësimor dhe bashkëpunimit të ngushtë me prindërit, një praktikë e shpeshtë që përdoret në shkollë, dje në lëndën “Shoqëria dhe mjedisi” është realizuar njësia mësimore me temën “Profesionet janë të ndryshme”.

- Advertisement -

Për këtë arsye, mësuesja Shemsije Shyti ka shprehur mirënjohjen e saj të veçantë për prindërit që kontribuan në këtë aktivitet edukativ.
Falë angazhimit të tyre, u mundësua një realizim i suksesshëm dhe një arritje e madhe në procesin e mësimit.

Përmes një postimi mësimdhënesja ka falemderuar për prindërit Kimete Hamiti – infermiere, Faton Haxhimehmeti – fotograf, dhe zyrtarin policor Artan Mahmutin, për ndihmën e çmuar në këtë aktivitet./ Jepi zë

- Advertisement -