Shembull i mirë: Mësuesja Hatixhe Haskuka Çiço pastron me preparate të caktuara higjienike bankat e klasës së saj

- Advertisement5 -

Higjiena është gjysma e shëndetit. Përpos higjienës personale, të mjedisit natyror, higjienës ku jetojnë edhe higjiena e mjedisit shkollor është element i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve.

- paragrafi 1 -

Dhe duke ditur këtë, mësuesja e klasës I-3 Hatixhe Haskuka Çiço e shkollës “Emin Duraku” në Prizren ka bërë një veprim shembull.

- Advertisement - M1

Ajo ka pastruar me preparate të caktuara higjienike bankat e klasës së saj, shkruan AlbanianEducation.net.

404423555 875044947403722 3955332411542075049 n

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - m2

Higjiena e mjedisit shkollor

Higjiena është gjysma e shëndetit. Përpos higjienës personale, të mjedisit natyror, higjienës ku jetojnë edhe higjiena e mjedisit shkollor është element i rëndësishëm në zhvillimin e fëmijëve.

Ekspert i higjienës shkollore Fletcher B. Dresslar në veprën e tij të titulluar “Higjiena shkollore” (School hygiene 1905) theksoi se “Higjiena shkollore është degë e higjienës e cila ka të bëjë me ruajtjen dhe zhvillimin e shëndetit të fëmijëve në shkollë.”

Në atë kohë shkolla ishteĵ vlerësua si domosdoshmëri “jo vetëm për mirëqenien e secilit fëmijë (nxënës), por edhe për mirëqenien e shtetit dhe kombit”.

Dresslar e ndau higjenën shkollore në dy pjesë thelbësore: “ambienti fizik i fëmijës gjatë jetës së tij shkollore” dhe “ligjet e higjienës mendore siç ilustrohet nga përshtatja e duhur e lëndëve të kurrikulës me fuqitë mendore e fizike dhe nevojat e fëmijëve.”

Higjiena shkollore si një disiplinë e pavarur kishte arritur zenitin e saj në Shtetet e Bashkuara dhe në Angli, në fund të shek. XIX dhe fillim të shekullit XX, me vepra të rëndësishme nga autorë të ndryshëm.

Duke ditur rëndësinë dhe vlerën e higjienës, vet mësuesja e klasës I-3 Hatixhe Haskuka Çiço ka pastruar me preparate të caktuara higjienike bankat e klasës.

Nē këtë mënyrë ndikohet pozitivisht jo vetëm nē mirëqenien e nxënësve por ata do të japin rëndësi edhe në mirëmbajtjen e higjienës së klasës.