Shembull i mirë: Mësuesja e shkolles “Migjeni” në Mitrovicë, Teuta Fazliu, së bashku me bashkëshortin e saj rregullojnë klasen vullnetarisht

- Advertisement -

Shkolla “Migjeni” në lagjen Tavnik është njëra nga më të vjetrat në Mitrovicë.

- paragrafi 1 -

Investimet e vazhdueshme kanë bërë që objekti të adaptohet dhe të krijohen kushte solide për mësim.

- Advertisement -

Por mësuesja e kësaj shkolle, Teuta Krasniqi Fazliu, ka zgjedhur që nxënësit e saj të kenë kushte të mira për të zhvilluar mësim, duke intervenuar në lyerjen e klasës me qëllim të krijimit të një ambineti më të ngrohtë pune.

Ajo vullnetarisht me bashkëshortin e saj dhe me vetëfinancim kanë kthyer klasen në ambinet të gatshëm dhe motivues për të mësuar.

Shkolla përmes një postimi ka lavdëruar punen e mësueses së shkollës në Tavnik.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Shembull i mirë i mësueses Teuta Krasniqi Fazliu dhe bashkëshortit të saj, të cilët me vetëfinancim e kthyen klasën në një ambient të ngrohtë pune👏