Shembull i mirë: Meridian Express për ditëlindjen e 13-të dhuron 10 mijë euro për kampanjën “Biblioteka e Fëmijëve në Pallatin e Rinisë”

- Advertisement -

Me rastin e 13 vjetorit të themelimit, Meridian Express ka dhuruar një çek në vlerë prej 10,000 euro për kampanjën e implementuar nga OJQ “The Library Project – Kosova”, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin e saj për të mbështetur komunitetin dhe për të investuar në të ardhmen e fëmijëve.

- paragrafi 1 -

Ceremonia e organizuar me këtë rast u hap nga Ardiana Selimi, drejtoreshë ekzekutive e organizatës The Library Project Kosova, e cila theksoi rolin e rëndësishëm që Meridian Express ka luajtur që nga fillimi i nismës.

- Advertisement -

“Që në hapat e parë të këtij projekti, Meridiani ka shprehur gatishmërinë e plotë për të qenë mbështetës i kampanjës së bibliotekës. Ata e kanë kuptuar menjëherë rëndësinë e këtij projekti për fëmijët tanë – që janë jo vetëm më të dashurit tanë, por edhe shpresa dhe forca e së ardhmes.”, tha ajo.

Pas saj, fjalën e mori Kristale Rama, Aktiviste pasionante dhe vullnetare e projektit, e cila shprehu mirënjohjen për Meridian Express.

- Advertisement -

“Ky donacion i rëndësishëm është një shembull i qartë se si një kompani mund të jetë pioniere në mbështetjen e komunitetit. Meridian Express ka treguar se nuk e sheh përgjegjësinë shoqërore vetëm si detyrim, por si një vlerë të brendshme, duke investuar aty ku ka më shumë rëndësi – tek fëmijët dhe e ardhmja e tyre.”, tha ajo.

Në vijim, drejtori ekzekutiv i Meridian Express, Agon Gashi, ndau mesazhin e tij mbi vlerat e kompanisë.

“Meridian Express është ndërtuar mbi themele të forta të vlerave familjare dhe përkushtimit ndaj komunitetit. Ne fokusohemi në katër shtylla kryesore: fëmijët, arsimin, sportin dhe ambientin”, tha ai.

E poashtu z.Gashi shfrytëzoi rastin për t’u drejtuar fëmijëve me një urim të veçantë.

“Ashtu siç sot ne jemi këtu për t’ju mbështetur juve, nesër uroj që edhe ju, me dije dhe guxim, të arrini ëndrrat tuaja dhe të jeni në pozita ku do të keni mundësinë të ndihmoni komunitetin tuaj.”, tha ai.

Në përmbyllje, Besa Osmani Spahiu, udhëheqëse për marketing në Meridian Express, theksoi se “ky donacion simbolizon angazhimin tonë afatgjatë për të qenë pranë komunitetit dhe përmirësimin e mirëqenies së tyre në periudha afatgjata”.

Atmosfera u bë edhe më e veçantë falë pranisë së fëmijëve, të cilët me gëzimin dhe falënderimet e tyre e bënë ceremoninë një moment të paharrueshëm, duke dëshmuar se ky projekt i prek ata drejtpërdrejt dhe i afron më shumë me ëndrrën për një të ardhme më të ndritur.

/AlbanianEducation.net/.