Shembull i mirë: Mërgimtari nga Rahoveci dhuron laptopë, TV, printerë për shkollën e Ratkocit

- Advertisement -

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve në shkollat e Kosovës.

Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, ka njoftuar se një mërgimtar nga Rahoveci që punon e vepron në Suedi ka dhuruar për nxënësit e shkollës “Katër Dëshmorët” në Ratkoc, pajisje shumë të vlefshme, funksionale dhe shumë të nevojshme teknologjike, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Postimi nga drejtori Morina:

Njeriu që e do arsimin, që mendon e vepron konkretisht me humanizmin e tij të dëshmuar ndër vite, bashkatdhetari ynë që vepron e punon në Suedi, z. Agron Berisha, dhuroi sot për nxënësit e SHFMU ” Katër Dëshmorët” në Ratkoc, pajisje shumë të vlefshme, funksionale dhe shumë të nevojshme teknologjike.

Donacioni i radhës, i sjellë nga Suedia nga z. Agron Berisha, përmban këto pajisje:

- Advertisement -

✅ 20 laptopë

✅ 5 televizorë

✅ 4 printerë, dhe

✅ 3 perde për videoprojektorë

Këtë donacion, që nuk është as i pari e as i fundit nga Agroni, u realizua edhe përmes bashkëpunimit të tij të shkëlqyer me bashkatdhetarin Liridon Zogu, i cili është gjithashtu bashkatdhetar yni dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Agronit.

Në emër të Drejtorisë Komunale për Arsim, z. Agron Berisha dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë me donacione konkrete për zhvillimin e arsimit në komunën tonë, i falënderojmë nga zemra!

FALEMINDERIT SHUMË, AGRON BERISHA!