Shembull i mirë: Me iniciativë të prindërve, aksion pastrimi në shkollën “Jeronim De Rada”, në Ferizaj

- Advertisement -

Shkolla “Jeronim De Rada” në Ferizaj ka njoftuar se me iniciativën e Këshillit të Prindërve, gjatë kësaj fundjave është realizuar një aksion i gjerë pastrimi në hapësirat e katit përdhes të shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Postimi i plotë:

- Advertisement -

NJOFTIM

Ju njoftojmë se me iniciativën e Këshillit të Prindërve, gjatë kësaj fundjave është realizuar një aksion i gjerë pastrimi në hapësirat e katit përdhes të shkollës sonë. Për të siguruar një punë sa më cilësore dhe profesionale, është angazhuar dhe paguar një kompani pastrimi, e cila ka kryer pastrimin e plotë të ambienteve.

Gjatë këtij procesi janë pastruar me kujdes:

- Advertisement -

• Klasat mësimore – janë larë dyshemetë, janë fshirë bankat, dritaret dhe mobiljet, duke siguruar një ambient të pastër dhe të rregullt për nxënësit.

• Korridoret – janë pastruar dhe dezinfektuar dyshemetë, muret dhe qoshet, për të garantuar një hapësirë të sigurt për lëvizjen e fëmijëve.

• Tualetet – janë dezinfektuar plotësisht, janë pastruar lavamanët, kabinat dhe pajisjet sanitare, duke përmirësuar dukshëm kushtet higjieno-sanitare.

Ky aksion pastrimi është ndjekur nga afër nga:

• Kryetari i Këshillit Drejtues, z. Avni Tafili,

• Kryetarja e Këshillit të Prindërve të Shkollës, znj. Liridona Bakolli,

• dhe Nënkryetari, z. Afrim Krasniqi, të cilët kanë dhënë mbështetjen e tyre të plotë gjatë gjithë procesit.

Ky aktivitet përbën vetëm fazën e parë të një plani më të gjerë. Pastrimi do të vazhdojë në fundjavat e ardhshme, duke u shtrirë gradualisht në katet e sipërme, derisa të përfundojë i gjithi.

Falënderojmë sinqerisht Këshillin e Prindërve për organizimin, të gjithë prindërit për mbështetjen, si dhe kompaninë e pastrimit për punën e kryer me profesionalizëm. Ftojmë prindërit dhe gjithë komunitetin shkollor që të vazhdojnë të mbështesin këtë nismë, në mënyrë që fëmijët tanë të mësojnë në një ambient sa më të pastër, të shëndetshëm dhe mikpritës.

Më poshtë do të gjeni disa nga pamjet e kësaj iniciative.
Këshilli Drejtues i Shkollës
“Jeronim de Rada”
Ferizaj, 29 shtator 2025