Shembull i mirë: Dy nxënës nga Podujeva gjejnë kuletën me para dhe ia kthejnë pronarit

- Advertisement -

Dy nxënës, Leon Gashi dhe Donart Asllani nga fshati Dobërdol, kanë treguar se ndershmëria dhe përgjegjësia vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër.

- paragrafi 1 -

Ata gjetën një kuletë me 120 euro dhe pa hezituar e dorëzuan, duke ia kthyer pronarit të saj pasi u identifikua.

- Advertisement -

Ky gjest i tyre u vlerësua lartë edhe nga drejtori i shkollës, i cili ndau fotografinë e dy nxënësve dhe i quajti ata model për bashkëmoshatarët, duke theksuar se veprime të tilla duhet të jenë shembull për të gjithë.