Shembull i mirë: Drejtoresha e Arsimit u kërkon mësimdhënësve të mos kërkojnë para nga prindërit për shënimin e “Festës së Abetares

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit Drita Kadriu, ka një kërkesë për mësuesit e klasëve të para.

- paragrafi 1 -

Meqenëse këto ditë shënohet “Festa e Abetares”, përmes një email zyrtar për drejtorët e shkollave të Mitrovicës, Kadriu kërkoi nga mësimdhënësit që shpenzimet për këtë festë të mbulohen nga buxhetet e shkollave dhe jo nga prindërit.

- Advertisement -

“Ju lutem, të keni kujdes që të mos kërkohen të holla nga prindërit, siç ka ndodhur në disa raste”, thuhet në email-in që drejtorët e shkollave pranuan nga Kadriu.

Kujtojmë se më herët kanë qenë të shumëta rastet kur mësuesit kërkonin nga prindërit para për organizimin e festave të ndryshme.