Shkolla “Hilmi Rakovica” në Prishtinë ka njoftuar se ish-bibliotekarja Shehide Agushi e cila ka dalë në pension, gjatë pushimeve verore është kthyer në shkollë për të rregulluar dhe sistemuar çdo libër në bibliotekë, sikur të ishte në detyrë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Hilmi Rakovcia” në Prishtinë:
Edhe pse tashmë në pension, ish-bibliotekarja e shkollës sonë, Shehide Agushi ka treguar se dashuria për librin dhe për shkollën nuk ka afat.
Gjatë pushimeve verore, ajo me përkushtim të madh është kthyer në bibliotekën tonë për të rregulluar, sistemuar dhe përkujdesur me kujdes çdo libër, sikur të ishte ende në detyrë.
Ky gjest flet shumë për shpirtin e saj të ndershëm dhe dashurinë e madhe për dijen dhe brezat e rinj.
Nga zemra, e falënderojmë për kontributin e saj të jashtëzakonshëm ndër vite, dhe për këtë angazhim të fundit që na preku të gjithëve.