Shembull i mirë: Afaristi nga Vushtrria dhuron 50 çanta për nxënësit e shkollës “Bedri Gjinaj”

- Advertisement -

Dikur nxënës i SHFMU “Bedri Gjinaj”, sot një afarist i suksesshëm, Gentrit Beqiri – pronar i gjigantit të mobilerisë Veli Furniture – u kthye sërish në bankat e shkollës.

- paragrafi 1 -

Sigurisht kësaj here jo si nxënës, por si një donator për shkollën ku mori hapat e parë të dijes, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Ai dhuroi 50 çanta të shoqëruara me materiale shkollore për nxënësit, duke vazhduar një traditë që e ka mbajtur ndër vite.

Shkolla e priti me mirënjohje dhe e vlerësoi këtë akt zemërgjerësie, që dëshmon lidhjen e tij të fortë me vendin ku bëri hapat e parë drejt dijes.