Shembull frymëzimi: Krenar Dunga, i riu që bashkon dijen, lidershipin dhe përkushtimin

- Advertisement5 -

Krenar Dunga, 14 vjeç, vjen nga një familje e nderuar dhe intelektuale, ku arsimi, disiplina, puna dhe vlerat njerëzore kanë qenë gjithmonë themeli i formimit të tij.

- paragrafi 1 -

Krenari është një nxënës ekselent në vitin e parë të gjimnazit me mesatare 10, duke përfaqësuar modelin e nxënësit të përkushtuar, të talentuar dhe me vizion për të ardhmen.

- Advertisement - M1

Ai dallohet jo vetëm për rezultatet e shkëlqyera në mësime, por edhe për aktivitetin e tij të gjerë në fushën e shkencës, letërsisë, lidershipit dhe përfaqësimit rinor.

Ai është Ministër në Parlamentin e Nxënësve të Shqipërisë dhe njëkohësisht mban një nga detyrat më të rëndësishme në këtë institucion, si Kryetar i Komisionit të Shkencës, Robotikës dhe Inovacionit, duke qenë një nga zërat kryesorë të të rinjve në fushën e teknologjisë, inovacionit, zhvillimit shkencor dhe më gjerë.

Po ashtu, ai mban detyrën e zv. presidentit në gjimnazin “Ibrahim Rugova” dhe është anëtar i Këshillit Rinor Vendor Kamëz, ku kontribuon aktivisht në jetën rinore dhe komunitare.

- Advertisement - m2

fd31d76c 920c 4c25 812d 732f629e2539

Për angazhimin, përfaqësimin dhe kontributin e tij në jetën rinore dhe arsimore të Shqipërisë, Krenari është shpallur “Zëri i Qytetit” nga zv. ministrja e Arsimit, znj. Orjana Osmani. Ai është gjithashtu konkurent në Olimpiadën Kombëtare të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ku deri tani ka arritur në fazën e tretë, ndër nxënësit më të mirë në rang kombëtar.

Jeta e tij ka pasur edhe vështirësi. Dy vite më parë ai humbi nënën e tij, e cila ishte mësuese, ndërsa babai i tij është oficer ushtarak. Pas kësaj humbjeje të madhe, katër motrat më të mëdha dhe babai i tij u bënë mbështetja, forca dhe frymëzimi i tij për të vazhduar përpara, duke e kthyer dhimbjen në forcë, vështirësitë në motivim dhe ëndrrat në qëllime.

IMG 4467

Një nga ëndrrat e tij më të mëdha është të bëhet kardiolog, një rrugë që ai dëshiron ta ndjekë me përkushtim, edhe për të realizuar dëshirën e nënës së tij të ndjerë, e cila gjithmonë besonte tek ai dhe tek e ardhmja e tij.

Sot, Krenari konsiderohet një nga nxënësit më të arrirë, më aktivë dhe më premtues të rinisë së Kamzës dhe jo vetëm. Ai përfaqëson shembullin e një të riu që bashkon dijen, karakterin, lidershipin, përkushtimin dhe përgjegjësinë qytetare.

3b4be713 a2fb 469f 99be 86dec45d2f2e

Me arritjet dhe angazhimin e tij në shumë fusha njëkohësisht, ai shihet si një nga të rinjtë më të spikatur dhe premtues të brezit të tij dhe një lider i së ardhmes që do të kontribuojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për shoqërinë, për Kamzën dhe për gjithë Shqipërinë.

Historia e tij është dëshmi se suksesi nuk vjen rastësisht, por ndërtohet çdo ditë me punë dhe disiplinë. Krenari e nderon nënën e tij, e cila e shikon nga qielli dhe i buzëqesh.