Përkushtimi ndaj shkollës dhe nxënësve nuk njeh orar e as ditë pushimi në SHMU-2.
Drejtori i shkollës, së bashku me stafin teknik, kanë qenë në terren edhe gjatë fundjavës, duke realizuar një pastrim të thelluar të të gjitha ambienteve shkollore, me qëllim krijimin e kushteve sa më të mira higjieno-sanitare dhe një mjedisi të denjë për procesin edukativo-arsimor.
“Pastërtia nuk është vetëm rregull, por vlerë që ndërtohet çdo ditë”, thuhet në njoftimin e SHMU-2, duke nënvizuar filozofinë e punës dhe rëndësinë e mirëmbajtjes së vazhdueshme të hapësirave shkollore.
Ky aksion u realizua falë marrëveshjes dhe bashkëpunimit të ngushtë me stafin teknik, ndërsa një kontribut i veçantë është dhënë edhe nga drejtori i SHMU-2, z. Astrit Izmaku, i cili vuri në dispozicion makinën për pastrim, duke e bërë punën më të lehtë, më efikase dhe më cilësore.
Angazhimi edhe jashtë orarit të rregullt të punës përbën një gjest të çmuar dhe një shembull konkret përgjegjësie institucionale, duke dëshmuar se në SHMU-2 pastërtia, rendi dhe kujdesi për shkollën janë prioritet i përditshëm.


