E premte, 20 Shtator, 2024

Shemben muret e shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë, ndërpritet mësimi

- Advertisement1-

Pas 5 viteve që është përuruar, muret e shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë kanë filluar të shembet. Madje edhe uji ka kapluar disa nga sallat në këtë shkollë. E për këtë të mërkurën u vendos që mësimi të mos mbahej në këtë objekt, por të zhvillohet online. Të rrezikuar po ndihen nxënësit e kësaj shkolle.

Është koha kur mësimi duhej të fillonte për nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë.

- Advertisement -

Por, ata po qëndrojnë në oborrin e shkollës.

Pak minuta pasi prindërit i sjellën këtu, ata u lajmëruan së mësimi nuk do të mbahet.

“Sot nuk mbahet mësimi, sa zgjatë nuk e di, se nxënësit i pruna, por paska një defekt në shkollë nuk e di”, shprehet Nexhmi Muliqi- gjyshi i një nxënësi

Krejt kjo pasi shkolla e funksionalizuar që 5 vite po rrezikon të shembet e siguri brenda nuk ka për nxënësit.

Muret në klasa e në korridore janë qarë.

E gjendja nuk është aspak e mirë as në sallën e sportit.

- Advertisement -rrrrrrr

Salla e sportit në shkollës Ismail Qemajli tash e disa muaj është mbuluar nga uji. Për këtë arsye nxënësit nuk po mund të shfrytëzojnë këtë sallë.

Me tutje, shihet uji duke pikë nga pjesa e çatisë.

Në këtë vend, ditë më parë erdhën edhe ekspertet nga KFOR.

Të cilët edhe rekomanduan që lifti të mos përdoret.

Drejtoresha e shkollës, nuk pranojë ta flas për Tëvë 1, me arsyetimin se nuk kanë të drejtë të deklarohen derisa të analizohet gjendja nga ekspertët.

“Nuk kam mundësi të jap kurrfarë informacioni, arsyeja është… mos me inxhizo… tash kanë ardhur ekspertët për me këqyre … neve na than mos me dhanë kurrfarë informacioneve…”, thotë Hafize Musliu- drejtoreshë e shkollës “Ismail Qemali”

Por të rrezikuar nga shkolla po ndihen nxënësit e kësaj shkolle.

“Gjendja në shkollë është tepër e mjerueshme, as orën e edukatës fizike prej çatisë që po pikon nuk po mund të I mbajmë, që tre muaj orën e edukatës fizikes pothuajse nuk e mbajmë”, shprehet Majlinda Çitaku-nxënëse.

“Në disa klasë është muri i prishtë, në sallën e edukatës fizike çatia pikë bëhet shumë uji dhe nuk mbajmë pothuajse asnjë orë, jemi në rrezik të gjithë nxënësit nga shembja e murit”, thotë Sali Pllana-nxënës.

Madje të mërkurën për gjendjen e shkollës pati një takim në drejtorinë komunale, për këtë detaje dha kryetari i Lagjes Bair, Baki Hajrizi i cili është edhe anëtar Bordit të shkollës.

“Nga vizita që është bërë nga Kfori anglezë, francezë edhe zviceran, është konstatuar se gjendja e shkollës nuk është edhe aq e mirë prandaj edhe në bazë të takimit që kishim me këshillin e shkollës, në drejtorin komunale të arsimit, kemi ardhur në përfundim se duhet me ardh në vizitë inspektorati i ndërtimit ose ndiku prej fushës së arkiktektures me na shtjellu se si është gjendja e shkollës”, thotë ai.

E drejtoreshe e arsimti në këtë komunë, Drita Kadriu përkundër interesimit të televizionit nuk ka marrë një përgjigje në lidhje me masat e ndërmarra dhe situatën në shkollën “Ismail Qemajli”. /Tëvë1

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...