Shehrie Gimolli, është zgjedhur mësuese e dalluar në shkollën “Xheladin Rekaliu”, në Podujevë, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Me respekt dhe mirënjohje të veçantë shprehim falënderimin tonë për mësuesen e dalluar, Shehrie Gimolli.
Puna, përkushtimi dhe dashuria që ajo ka treguar ndaj nxënësve gjatë gjithë viteve në Shkollën “Xheladin Rekaliu” janë një shembull i vërtetë i misionit të shenjtë të mësuesit.
Me durim, profesionalizëm dhe zemër të madhe, ajo ka ndikuar në edukimin dhe formimin e shumë brezave.
Mësuesja Shehrie nuk ka qenë vetëm një mësuese, por edhe një udhërrëfyese dhe frymëzim për nxënësit e saj.
Faleminderit për çdo këshillë, për çdo ditë pune dhe për gjurmët e paharrueshme që keni lënë në zemrat tona.
