E hënë, 24 Shkurt, 2025

Shefki Guri, drejtor i ri i Gjimnazit “Skenderbeu” në Kaçanik

- Advertisement1-

Në Gjimnazin “Skenderbeu”në Kaçanik, në prani të Drejtorit të Arsimit, Zahir Doda dhe Këshillit të Profesorëve është bërë pranim dorëzimi i postit të drejtorit të shkollës.

Drejtori Selim Reka , fillimisht falenderoi drejtorin Doda për përkrahjen institucionale e në anën tjetër ka shprehur një falenderim të veçantë për të gjithë profesorët, për punën e bërë gjatë udhëheqjes, në cilësinë e drejtorit të shkollës.

- Advertisement -

Më pas fjalen e mori Drejtori i Arsimit, i cili është shprehur se kur ndodhet në këtë shkollë e ndien veten si në shtëpinë e tij , ku mes tjerash falenderoi drejtorin Reka për punën e bërë gjatë udhëheqjes dhe njëkohësisht Doda ishte falenderues ndaj mësimdhënsve për punën e bërë, punë e cila e bën të ndihet krenar në mesin e Drejtorëve të Arsimit në nivel Republikan.

Drejtori Reka ia dorëzoii mandatin profesorit Shefki Guri , duke i dëshiruar punë të mbarë, në pozitën e drejtorit.

Drejtori i ri falenderoi drejtorin Doda dhe paraardhësin Reka e me theks te veçantë falenderoi kolegët për besimin e dhënë, duke u zotuar se së bashku do të punojmë , që shkolla jonë edhe më tutje ta ruaj epitetin e shkollës më të mirë në nivel të Republikës së Kosovës.

Pas gjithë kësaj të pranishmit i uruan profesorit Selim gjitha të mirat dhe njëkohësisht drejtorit të ri suksese në punë, duke e mbështetur në çdo aspekt.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...