SHBA: 75 vjeçarja diplomohet në një ditë me mbesën e saj

- Advertisement -

Kurrë nuk është vonë për t’u diplomuar.

Një 75 vjeçare, e quajtur Pat Ormond e ka vërtetuar më së miri këtë shprehje. Ajo është diplomuar në Bachelor për antropologji rreth 43 vite që nga hera e parë që ishte regjistruar në shkollë, më 1978.

- Advertisement -

Gjithashtu familja Ormond gëzonte edhe për një tjetër diplomim, atë të mbesës së 74 vjeçares, Melody, 22 vjeç. Ajo u diplomua në  Universitetin e Tennesse në Chattangooga.

Gjithmonë e kam ditur që do të diplomohem, por kurrë nuk e kisha menduar se do të diplomohesha së bashku me gjyshën”, ka thënë Melody.

Pat, e cila mbush 75 vjeç muajin tjetër, mori mësimet e para në Kennesaw State University në Atalanta. Ajo pas një semestri lëvizi për në Chattanooga të Tennesse. Pat iu përkushtua familjes dhe nuk pati më mundësinë të vijonte me leskionet.

- Advertisement -

Ka qenë pikërisht familja e saj, ajo që ka këmbëngulur që e moshuara të finalizojë ëndrrën e saj.

Pat dhe Melody kanë marrë së bashku mësimet online përgjatë pandemisë.