E premte, 20 Shtator, 2024

“Shantazhet e paralajmërimet për kallëzim penal nuk do të na ndalin” – çka po paralajmëron ministrja Nagavci

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka folur për opsionin që janë duke e shqyrtuar mundësinë e re për shpërndarjen e teksteve shkollore.

Ajo sqaroi se librat do të blihen nga prindër dhe pastaj ministria do t’i rimbursojë.

- Advertisement -

“Mënyra sesi është menduar që të bëhet rimubrsimi i mjeteve ka të bëjë me derdhjen e mjeteve në xhirollogaritë e prindërve. Është dizajnuar faqja në e-kosova kemi të dhënat nga ASHI-ja që pjesa më e madhe e prindërve i kanë të hapura tashmë llogarite për shkak se i marrin shtesat e fëmijëve. Do të jetë një proces i lehtë ku prindërit i cili në momentin që e identifikon veten me numrin identifikues automatikisht dalin emrat e fëmijëve në bazë të dhënave që ekzistojnë tashmë, do të zgjedhjet se cila shkollë është dhe në fund është një klauzolë, ku secili prind ose kujdestar i fëmijës merr përgjegjësinë që mjetet të cilat do t’i rimbursohen do ti përdor për blerjen e teksteve për fëmijët”, tha Nagavci.

Nagavci përmendi mënyrën e pagesës.

“Ne po synojmë që t’i derdhim mjetet në llogari të prindërve, që do të thotë se prindërit nuk do të kenë nevojë që të ofrohen fatura. Duhet të jemi të vetëdijshëm që janë obligime të përbashkëta të ministrisë, të qeverisë, prindërve, shkollave dhe komunave”, tha ajo.

“Në përfundim të vitit të kaluar shkollor ne kemi dërguar listën me tekstet e miratuara. Për pjesën dërmuese të teksteve për 80% janë së paku dy tekste alternative. Nuk ka raste të shqetësimeve që një fëmijë do të ketë një libër tjetër”, tha ajo.

Ministrja përmendi se kanë pasur presion e shantazhe për të cilat ajo tha se nuk kanë qenë të rastësishme.

“Kemi pasur forma të presionit dhe shantazhit të cilat unë nuk i konsideroj të rastësishme. Kam pranuar edhe paralajmërim për kallëzim penal. Jemi të vendosur më shumë se asnjëherë që të përmirësojmë cilësinë për fëmijët tanë. Kam marrë shkresë zyrtare të protokolluar për kallëzim penal”, tha ministrja.

- Advertisement -rrrrrrr

“Kemi marrë shkresë zyrtare të protokolluar ku mua më kanë paralajmëru për kallëzim penal për raste të cilat duhet të shqyrtohen në procedurë administrative dhe për të cilat ne në asnjë mënyrë nuk kemi pasur ndikim as unë si ministre e as kolegët e mijë. Ajo ka qenë edhe publike, është publikuar edhe nga disa media që Shtëpia Botuese “Luarasi” ka bërë paralajmërim për kallëzim penal e pastaj edhe kallëzim penal, ndonëse nuk ka asnjë bazë të vetme”, tha ajo.

“Ne i kemi adresuar së paku tri raste tashmë në Prokurori, kemi pasur raste që tashmë është e dëshmuar se ka pasur ndërhyrje…”, shtoi ministrja.

Ministrja theksoi se si MASHT kanë adresuar tri raste në Prokurori, ku kanë vërejtur për ndërhyrje dhe rritje të çmimeve dhe për këto raste ajo tha se ende nuk kanë informacione nëse po zhvillohen hetimet në këtë drejtim.

Ajo paralajmëroi edhe për vendosjen të çmimit tavan për tekstet shkollore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Armend Perolli, nxënësi shembull nga Prizreni: Punoi gjatë verës dhe nuk shkoi në pushime – me paratë që dhuroi u blen materiale shkollore për 12...

Një shembull i jashtëzakonshëm vije nga një nxënës i klasës së pestë të shkollës...

Shkencëtari kosovar Besnik Krasniqi, përfshihet në listën e shkencëtarëve më me ndikim në botë

Një arritje e jashtëzakonshme për shkencën kosovare ka ardhur këtë vit, pasi Profesori Besnik...

Këshilla për mësuesit dhe prindërit që të organizojnë mbledhje të frytshme në shkollë

Organizimi i një mbledhjeje të frytshme mes mësuesve dhe prindërve për të diskutuar mbarëvajtjen...

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...