E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

Shamia në shkolla, Nagavci: Udhëzimi administrativ mbetet në fuqi

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëria Nagavci, gjatë një konference për media është deklaruar për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me sistemin arsimor, duke filluar nga fillimi i vitit të ri, paralajmërimet për grevë nga SBASHK-u, por edhe për çështjen lejimit të shamisë në shkolla.

Ajo ka komentuar edhe debatin e bërë rreth lejimit të shamisë në shkolla, duke thënë se nuk ka një udhëzim për shaminë.

- Advertisement -

Për ketë çështje ministrja është deklaruar po ashtu se është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit dhe institucioneve të Kosovës.

“Sa i për Udhëzimit administrativ, është fol shumë kohëve të fundit. Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativë për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike. Udhëzimi administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta. Është vërtetë që ky udhëzim administrativ që ka disa çështje ligjore, sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHT-it. Por e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai Udhëzim të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik. Udhëzimi do të mbetet në fuqi dhe do të shohim tutje vetëm në aspektin formal ligjor”, ka thënë Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fitore Rashiti-Tmava, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan

Fitore Rashiti-Tmava është zgjedhur si mësuesja më e dalluar në shkollën fillore "Ismail Luma"...

Arta Buqaj-Ramabaja zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Arta Buqaj-Ramabaja është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Pavarësia" në Prishtinë, shkruan...

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri...

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...