Profesori univesitar: Shamia mbi kokën e 18 vjeçares është dhunë direkte mbi të drejtën e saj

- Advertisement -

Profesori Nezir Kraki ka reaguar në lidhje me kërkesën që të ndryshohet urdhri administrativ që ndalon bartjen e mbulesës nëpër shkollat e Kosovës.

- paragrafi 1 -

Kraki përmes një reagimi në llogarinë Facebook, konsideron se mbulesa për vajzat nën moshën 18 vjeçare, është dhunë direkte mbi të drejtat e tyre .

- Advertisement -

“Femijet kane nevoje per edukim e shkollim pa ASNJE ngarkese metafizike dhe çdo pretendim se nje femije eshte i pavarur ne vendimet qe merr eshte utopik dhe i pabaze”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i profesorit Kraki:

Shamia mbi koken e nje vajze nen 18 vjeçe eshte thjesht dhune direkte mbi te drejten e asaj vajze per te qene femijë. Eshte perde e zeze mbi dritaren nga e cila enderrohet dhe imagjinohet e ardhmja. Ajo dritare NUK DUHET te mbulohet.

- Advertisement -

Femijet kane nevoje per edukim e shkollim pa ASNJE ngarkese metafizike dhe çdo pretendim se nje femije eshte i pavarur ne vendimet qe merr eshte utopik dhe i pabaze.

Shteti e shoqeria e kane detyrim qe, para çdo lirie tjeter, personave nen moshen 18 vjeç tua garantojne te drejten per te qene femijë sikurse e kane detyrim t’u kerkojne prinderve qe ajo e drejte te mos cenohet.

P.s. Shikojeni videon per me shume sqarim e na kurseni nga komentet jasht kontekstit strikt te ketij reagimi. Liria e femijeve me qene femije para se me qene besimtarë, kjo eshte tema.

https://www.facebook.com/1222287551/videos/788025542389223/