Shala: Nxënësit rrezikojnë të nisin vitin e ri shkollor pa libra

- Advertisement -

Vjollca Shala, nënkryetare e SBASHKU-ut, ka ngritur shqetësimin se edhe këtë vit shkollor nxënësit mund të mos jenë të pajisur me tekste mësimore që nga dita e parë e shkollës.

- paragrafi 1 -

Shala thotë se ndryshe nga vitet e kaluara, kur tekstet shpërndaheshin në shkolla para fillimit të vitit shkollor, tani familjet po përballen me vonesa dhe vështirësi në pajisjen e fëmijëve me materialet e nevojshme.

- Advertisement -

“Urojmë që nxënësit të jenë të pajisur me tekste dhe mjete të tjera mësimore që nga 1 shtatori mirëpo nëse vazhdohet prap ajo mënyra sikurse dy vitet e kaluara me subvencionim, nxënësit që ditën e parë ndoshta mund të jetë një pjesë e nxënësve që vijnë nga familje më të pasura të pajisur me tekste, ndërsa pjesa dërrmuese e nxënësve natyrisht që nuk do të jenë të pajisur me mjetet e nevojshme ngase vet mënyra e subvencionimit e jo sigurimi i librave në shkollat e tyre sikurse viteve më herët që ishin librat para 1 shtatorit në shkollë dhe mësimdhënësit ua shpërndanin nxënësve ato tekste shkollore , tani këtë vit vetë fakti deri sa prindërit dhe familjet të subvencionohen po kërkon kohë”.

“Urojmë që të jenë të pajisur por gjasat janë shumë të vogla që pjesa më e madhe e nxënësve të jetë pasi që nxënësit të cilët vijnë nga familje me kushte më të rënda ekonomike, prindërit e tyre ndoshta edhe kur po subvencionohen me ato mjete, ti përdorin për nevoja të tjera elementare”, tha ajo për GazertaBlic.