Shaip Krasniqi nga Obiliqi fiton çmimin mësuesi më i mirë i vitit

- Advertisement -

Shaip Krasniqi nga Obiliqi është nderuar me çmimin “Shaban Jashari”, nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për nder të Ditës së Mësuesit – 7 Marsin, shkruan AlbanianEducation.net.

Ministrja në detyrë, Arbërie Nagavci tha se ky çmim është një dëshmi e vlerësimit për punën e përditshme të mësimdhënësve.

- Advertisement -

“ Ngjarja e sotme është një dëshmi e vlerësimit tonë për punën tuaj. Si arsimtare me përvojë të gjatë e di mirë dhe e kuptoj thellë peshën dhe ndjeshmërinë që ka puna juaj e përditshme. Andaj me këtë vetëdije në Ministrinë e Arsimit, kemi vënë një theks të veçantë, tek zhvillimi profesional i mësimdhënësve. Vetëm në 3 vitet e fundit janë trajnuar gjithsej 16 mijë e 959 mësimdhënës ne 172 programe të ndryshme, që nga trajnimet për kurrikulë e deri në trajnimet për programe themelore. Unë nuk ndjehem mirë që çmimin do ta marrë vetëm njëri nga jush sepse e di qe secili punoni shumë”, tha Nagavci.

Kurse, mësimdhënësi i vitit, Shaip Krasniqi nga shkolla “Naim Frashëri” në Obiliq, u shpreh se falë nxënësve të tij që kanë treguar sukses, ka arritur ta fitojë çmimin.

“Një falënderim i veçantë shkon për nxënësit e shkollës, që besoj se falë rezultateve të tyre të treguara, si në nivel shkolle, komune e shteti, unë kam ardhur deri ky çmim. Dua ta ndajë me nxënësit dhe kolektivin e shkollës, në krye me drejtoreshën e shkollës”, u shpreh Krasniqi.

- Advertisement -

Përveç çmimit për mësimdhënësin e vitit, edhe 30 mësimdhënës të tjerë të dalluar kanë marrë mirënjohje nga Ministria e Arsimit.