Shahini: Sot, në 7 Mars i përulemi me respekt mësuesve që ndërtojnë të ardhmen në klasë

- Advertisement5 -

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e ditës së tyre, 7 Marsin, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mësimdhënësit nuk japin vetëm dije, por ata mbjellin kuriozitet, formojnë karakter dhe ndezin dritën e dijes tek brezat që do ta ndërtojnë Kosovën nesër.

- Advertisement - M1

Postimi i tij:

Sot, në 7 Mars – Ditën e Mësuesit, i përulemi me respekt dhe mirënjohje atyre që çdo ditë ndërtojnë të ardhmen në klasë. 📚✨

Mësimdhënësit tanë nuk japin vetëm dije; ata mbjellin kuriozitet, formojnë karakter dhe ndezin dritën e dijes tek brezat që do ta ndërtojnë Kosovën nesër.

- Advertisement - m2

Së bashku me Kryetarin e Kryeqytetit z.Përparim Rama, dje ndamë mirënjohje për mësimdhënësit e vitit nga të gjitha shkollat dhe kopshtet e Kryeqytetit. 🏫👏

Në mënyrë të veçantë, u nderuan edhe katër mësimdhënësit më të dalluar në nivel komune, për katër nivelet e arsimit: parafillor, fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë.

Falë përkushtimit tuaj, arsimi në Kryeqytet është më i fortë çdo ditë.

Gëzuar 7 Marsin – dhe faleminderit për gjithçka që bëni për nxënësit tanë! 🇽🇰