Shahini: Shkolla “Meto Bajraktari” vitin tjetër kalon në mësim tërëditor, shkolla “Hasan Prishtina” do të rinovohet

- Advertisement -

Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Samir Shahini, ka vizituar sot shkollën “Hasan Prishtina” dhe “Meto Bajraktari”, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shahini njofton se në “Meto Bajraktari” shumë shpejt fillojnë analizën për kalimin e shkollës në mësim tërëditor nga viti 2026/2027, ndërsa në “Hasan Prishtina” në pranverë të vitit 2026 nis renovimi i plotë i objektit shkollor.

- Advertisement -

Njoftimi i Shahinit:

📚 Dje dhe sot vizitova dy shkolla të rëndësishme të zonës urbane të Kryeqyteti Prishtina – Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” dhe Shkollën “Meto Bajraktari”.

Me këtë rast, urova nxënësit, mësimdhënësit e prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor dhe diskutuam nga afër mbi nevojat e avancimit të mëtejmë të shkollave.

- Advertisement -

✅ Në “Meto Bajraktari” shumë shpejt fillojmë analizën për kalimin e shkollës në mësim tërëditor nga viti 2026/2027, ndërsa në “Hasan Prishtina” në pranverë të vitit 2026 nis renovimi i plotë i objektit shkollor.

Arsimi në Kryeqytet po ecën përpara me investime e ri-organizime të prekshme, duke e bërë çdo ditë e më shumë hapësirë të dinjitetshme për fëmijët tanë. 🌟