Shahini: Mësimi tërëditor një ndër shtyllat kryesore të reformës në arsimin e Kryeqytetit

- Advertisement5 -

Drejtori i Arsimit, Samir Shahini, thotë se mësimi tërëditor po konsolidohet si një ndër shtyllat kryesore të reformës në arsimin e Kryeqytetit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ai thotë se gjatë takimit me kryetarin Përparim Rama, u dakorduan për investime në shkolla të reja, optimizim të rrjetit shkollor, rritje e standardeve organizative dhe thellim i bashkëpunimit me drejtuesit e shkollave dhe partnerët tanë.

- Advertisement - M1

Postimi i tij;

Mësimi tërëditor po konsolidohet si një ndër shtyllat kryesore të reformës në arsimin e Kryeqytetit. 📚

Drejtoria e Arsimit, bashkë me Kryetarin e Kryeqyteti Prishtina, zhvilloi një takim pune ku u analizua ecuria e dy fazave të para të zbatimit, u adresuan sfidat konkrete në terren dhe u dakorduan prioritetet për periudhën në vijim.

- Advertisement - m2

Fokusi mbetet i qartë: investime në shkolla të reja 🏫, optimizim i rrjetit shkollor, rritje e standardeve organizative dhe thellim i bashkëpunimit me drejtuesit e shkollave dhe partnerët tanë.

Ky është një proces që kërkon kohë, disiplinë dhe koordinim – por drejtimi është i duhur.

Kryeqyteti po ndërton një model arsimor më të fortë dhe më të qëndrueshëm për gjeneratat që vijnë. ✅

Perparim Rama
Drejtoria e Arsimit