Shahini: Do të dalim në terren, do të largojmë pengesat që rëndojnë mësimdhënësit

- Advertisement5 -

Drejtori i Arsimit në Kryeqytet, Samir Shahini, ka njoftuar për një sërë hapash konkretë që synojnë lehtësimin e ngarkesës administrative për mësimdhënësit në shkollat e Prishtinës.

- paragrafi 1 -

Sipas tij, në shumë shkolla mësimdhënësit po shpenzojnë më shumë kohë në përmbushjen e detyrave burokratike sesa në punën direkte me nxënësit, duke ndikuar kështu në cilësinë e procesit mësimor.

- Advertisement - M1

Ai bëri të ditur se, menjëherë pas pushimit pranveror, Drejtoria e Arsimit do të angazhojë ekipe në terren për të vlerësuar nga afër sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit në shkolla dhe në klasa.

Në kuadër të këtyre masave, pritet të largohen raportet dhe dokumentet që nuk kanë ndikim praktik në procesin mësimor, si dhe të thjeshtohen planet mësimore, duke u fokusuar më shumë në përmbajtje sesa në formë.

Postimi i tij:

- Advertisement - m2

Në çdo shkollë që hyj, e dëgjoj të njëjtën gjë nga mësimdhënësit: “Po harxhojmë më shumë kohë me letra sesa me nxënësit.”

Kjo nuk është në rregull.

Mësimdhënësit tanë duhet të kenë kohë për të përgatitur orë më të mira, për të punuar me fëmijët që kanë nevojë për më shumë mbështetje, për të bërë atë që kanë zgjedhur si profesion — të mësojnë nxënësit.

Prandaj, menjëherë pas pushimit pranveror, në Kryeqyteti Prishtina do të nisim disa hapa konkretë:

• Një ekip nga Drejtoria e Arsimit do të dalë në terren — në shkolla, në klasa, për të parë nga afër çfarë po i ngarkon mësimdhënësit

• Do të heqim raportet dhe dokumentet që nuk i shërbejnë askujt në praktikë

• Do të thjeshtojmë planet mësimore — më pak formë, më shumë përmbajtje

• Do të provojmë këtë qasje në disa shkolla dhe pastaj do ta zgjerojmë

• Do të kalojmë nga “raportimi në letër” te më shumë prani në klasë dhe mbështetje reale

Nuk po heqim përgjegjësi — po heqim pengesa që e bëjnë të vështirë zbatimin e kurrikulës në klasë.

Në fund të ditës, është shumë e thjeshtë – nëse duam arsim më të mirë, duhet t’u japim mësimdhënësve më shumë kohë për nxënësit.