Në shkollën “Xhavit Ahmeti” Prishtinë, gjatë mbledhjes së Këshillit të Arsimtarëve për vitin shkollor 2025/2026, mësimdhënësja Shaha Ismajli është zgjedhur mësimdhënësja e dalluar e shkollës, shkruan AlbanianEducation.net.
Ky vlerësim vjen si rezultat i përkushtimit, profesionalizmit dhe kontributit të saj të vazhdueshëm në edukimin dhe arsimimin e nxënësve.
Për punën dhe angazhimin e saj në procesin mësimor, Ismajli është nderuar me mirënjohje nga menaxhmenti i shkollës, si dhe nga Kryetari i Komunës së Prishtinës.
Njoftimi i shkollës:
Në mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve, për vitin shkollor 2025/2026, mësimdhënëse e dalluar është zgjedhur Shaha Ismajli.
Për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e saj të çmuar në edukimin dhe arsimimin e nxënësve, ajo u nderua me mirënjohje nga menaxhmenti i shkollës dhe nga Kryetari i Komunës.
Ky vlerësim është një dëshmi e punës së palodhshme dhe e angazhimit të saj në misionin fisnik të mësimdhënies.
Urime Shaha Ismajli për këtë vlerësim të merituar!
