Shaban Hasani, arsimtari i Matematikës qe 35 vite me ditar në dorë – vazhdon edhe sot

- Advertisement5 -

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpmieh është ndoshta e vetmja shkollë në Kosovë që ua dedikon nga një shkrim mësimdhënësve të saj.

- paragrafi 1 -

Ajo së fundmi ka prezantuar arsimtarin e matematikës, Shaban Hasani, i cili punon në këtë shkollë që nga viti 1989, ku vazhdon edhe sot, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement - M1

Postimi i shkollës:

Mësimdhënia jo vetëm profesion!

Ju prezantojmë me arsimtarin e matematikës Shaban Hasani!

- Advertisement - m2

U lind në fshatin Pakashticë e Epërme.

Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Kërpimeh, kurse të mesmen në Podujevë.

Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, drejtimi Matematikë.

Punën në arsim e filloi në janar të vitit 1989, në shkollën e fshatit Bajqinë, ndërsa që nga shtatori i vitit 1989, punën e vazhdoi në Kërpimeh, ku edhe punon aktualisht!

Përveç punës edukativo-arsimore, vazhdon të jap kontributin e tij edhe në aktivitete tjera përfituese për nxënësit tanë!

FB IMG 1710519002151