Sfidat dhe të arriturat e gjysmëvjetorit të parë: Shkolla “Emin Duraku” në Prizren mban mbledhjen përmbyllëse

- Advertisement5 -

Shkolla “Emin Duraku” në Prizren ka përmbyllur me sukses gjysmëvjetorin e parë të vitit shkollor 2025/2026, duke mbajtur sot mbledhjen përmbyllëse me aktivet e klasave të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët.

- paragrafi 1 -

Gjatë mbledhjes, drejtori i shkollës, Msc. Rrahim Bekteshi, paraqiti një pasqyrë të detajuar të të arriturave dhe sfidave, të cilat lidhen drejtpërdrejt me suksesin e nxënësve, performancën akademike, disiplinën dhe vijueshmërinë në mësim.

- Advertisement -

Ai vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të stafit mësimdhënës dhe theksoi rolin kyç të tyre në ndërtimin e një mjedisi arsimor cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Njoftimi i plotë:

NË PËRMBYLLJE TË NJË GJYSMËVJETORI TË PARË TË SUKSESSHËM 2025/2026

- Advertisement -

Sot në shkollën tonë u mbajt mbledhja përmbyllëse e gjysmëvjetorit të parë me aktivet e klasave të të dyja niveleve: fillor dhe të mesëm të ulët.

Gjatë mbledhjes, Drejtori Msc. Rrahim Bekteshi përmblodhi të arriturat dhe sfidat e deritanishme të shkollës “Emin Duraku” të cilat ndërlidheshin me suksesin e nxënësve, performancën e tyre në shkollë, disiplinën, dhe vijueshmërinë.

Karakteristikë e kësaj periudhe shkollore ishte shënimi i aktiviteteve të larmishme të cilat dëshmuan që shkolla jonë është fole nxënësish të zotë, të zgjuar e krijues të cilët, kur udhëhiqen nga mësimdhënës profesionistë, arrijnë majat e përmbushjes shkollore.

Drejtori vlerësoi angazhimin e stafit mësimdhënës dhe sukseset e nxënësve në disiplina të ndryshme: shkencore, sportive e artistike.

Aktivitetet humanitare si shënimi i Ditës së Ushqimit të Shëndoshë i kanë shtuar ngjyrimin empatik emrit të shkollës sonë. Gjithashtu, edhe aksionet humanitare që simbolizojnë altruizmin e pastër të shkollës sonë.

Programi festiv i 28 Nentorit shënoi një tjetër vulosje të talentit të jashtëzakoshëm të më të rinjve të cilët shkrinë mjeshtërinë e tyre në interpretime korale, këngë, valle, poezi, instrumente muzikore e pikturë.

Në anën tjetër, bashkëpunimi me prindërit dhe bashkëpunëtorët e dashamirët tanë ishte dhe mbetet esencial që shkolla jonë të mirëfunksionoj me veprime të bashkërenduara strategjikisht.

Mbledhja u përmbyll duke potencuar që ky gjysmëvjetor është vetëm fillimi i një viti të sukseseve të një shkolle moderne me të gjitha kushtet për arsimim cilësor për kalitjen e dijes së përjetshme.