- Advertisement1-
Shkrimtarja Sevi Agolli thotë se gabimet drejtshkrimore nëpër reklamat franceze dënohen me ligj.
Sipas saj është momenti që edhe gjuha shqipe të mbrohet nga ligji.
- Advertisement -
“Të mbrohet gjuha shqipe duke nisur që nga themeli, të arsimojmë në mënyrën e duhur mësuesit e gjuhë-letërsisë,” u shpreh ajo për “Review” në Euronews Albania
Agolli tha se punon me tekstet shkollore dhe ka shumë raste kur mësuesit ankohen për fjalë që janë të shkruara saktë, por mësuesi vetë nuk e di.
Shkrimtarja mori rastin e fjalës mjellmë që është shkruar saktë nëpër libra, por mësuesit e papërgatitur ende pyesin përse nuk është shkruar mjelmë, pa kontrolluar të paktën fjalorin.