E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Sërish diskutime: Koeficienti i Ligjit të Pagave duhet të jetë 129 euro

- Advertisement1-

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur tryezën e organizuar si vazhdimësi e dialogut social.

Në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të sindikatave në vend, ku kanë paraqitur vërejtje dhe sugjerimet e tyre.

- Advertisement -

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, tha se qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi në lidhje me Ligjin e Pagave në Sektorin Publik, Projektligjin për Ndryshim Plotësimin e Ligjit për Skemat Sociale të Financuara nga Shteti dhe çështje tjera që ndërlidhen me skemat sociale.

Ai të pranishmëve ua prezantoi edhe për iniciativën që kanë marrë si Grup Parlamentar, duke shtua se koeficienti në Ligjin e pagave duhet të jetë 129 euro me një amendament të veçantë.

“Po vazhdon dialogu social me sindikata. Po flasim për Ligjin e pagave. Po ashtu për Ligjin për pensione. Është e pafalshme kur ekziston ligji të mos mund të formësohet paga. Ne kemi biseduar me kryetarin Haradinaj dhe ne e kemi marrë një iniciativë. Mendojmë se mënyra e vetme për t’i dhënë zgjidhje është koeficienti 129 euro. Ky koeficient mund të merret me një amandament në Kuvend i cili në momentin që vije rishikimi dhe vije në Kuvend votohet me shumicën e njerëzve në Kuvend dhe hyn në fuqi. Ne e kemi bërë një analizë që e kemi prezantuar, ku merren të hyrat dhe pse nuk rrezikohet substanca e buxhetit të Kosovës. Ish-ministri i financave z.Shatri e ka bërë një analizë të thellë. Si grup parlamentar jemi duke analizuar si t’i qasemi kësaj teme. I takon Aleancës e edhe neve të bëjmë një nismë të tillë tani. Detyrimisht Qeveria duhet ta miratojë sepse e ka miratuar një nismë të gjashtë deputetëve të VV-së. Aleanca ka marrë vendim që të bojkotojë vendimin dhe nëse Qeveria reflekton edhe Aleanca do të reflektojë. Kjo lidhet jo vetëm me një kauzë tonën por me të drejtën e juve”, ka thënë ai.

Ndërkaq deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar përkrahjen e të gjithëve që nismat e tyre të shkojnë përpara.

“Mospagesa në ndërlikueshmëri në nivele të ndryshme të shërbimeve janë ato me të cilat si Aleancë po merremi. Do të ishte mirë që të reflektojmë. Besniku ka lobuar në parlament që kjo iniciativë të ketë një përmbyllje të mirë. Kërkojmë përkrahjen tuaj si media dhe si publik që të sensibilizohet opinioni. Ne punojmë për juve. Ne jemi me juve dhe për juve, pavarësisht a jemi pozitë apo opozitë”, u shpreh Dreshaj.

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, shprehi pakënaqësitë e tij ndaj qasjes së ministrit të Financave Hekuran Murati dhe Qeverisë Kurti.

- Advertisement -rrrrrrr

Sipas tij, ndonëse nuk janë në grevë reale “greva e heshtur” është kur shkojnë në punë punëtorët pa vullnetin e duhur, për shkak se nuk po merren parasysh kërkesat e tyre.

“Në situatën kur Qeveria Kurti ka qasje të gabuar ndaj sindikatave, kur ministri Murati po harron se pos ministër i Financave është edhe i Punës. Ju përgëzoj edhe juve z.Tahiri dhe profesorin e nderuar për iniciativën. Ata po garojnë se kush po del në inatçi me sindikatat se tjetri. Ne kemi vlerësuar se Qeveria ka qenë faktor në publik që ligjin ta dështojë. Nuk kemi shkuar tek Avokati i Popullit dhe gjykatat duke shpresuar që do dalin deputetë të flasin për këtë gjë. Një numër i kolegëve të mi po kërkojnë pushim pa pagesë në mënyrë që të dalin dhe të mos kthehen më në Kosovë. Më e keqe se greva është greva e heshtur. Greva e heshtur është kur shkojnë në punë punëtorët pa vullnetin e duhur. Edhe në sistemin arsimor kemi grevë të heshtur dhe Qeveria e Kosovës duhet bërë një pyetje vetes edhe pse i ka sharë mësimdhënësit: kush do ua mësojë fëmijët kur mësimdhënësit të mos jenë më këtu. Ata mund t’i kenë miliardat për të marrë mësimdhënës nga jashtë, por fëmijët mësojnë në shqip”, tha Jasharaj.

Kryesindikalisti i Policisë, Imer Zeqiri tha se nuk janë të interesuar që të luajnë rolin e opozitës për ta rrëzuar Qeverinë, por që po duan që të përmbushen kërkesat e tyre.
Ai shtoi se Policia e Kosovës është më e vjetra në rajon dhe se kërkojnë pensionim në moshën 55 vjeçare./Njeshi/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis trajnimi i mësuesve për depistimin e skoliozës, përfitojnë 240 mijë fëmijë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu para disa dite ishte në shkollën...

Mësuesja nga Zagrebi, një shembull i guximit dhe njerëzores së kohës

Në një kohë kur lajmet për sfida në TikTok dhe trende të tjera mbushin...

Shtesat e fundvitit prej 100 eurove, Murati jep një lajm të ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qytetarët që nuk kanë nevojë për...

Vdes nxënësi Albatrit Murseli nga Cermjani i Gjakovës

Ka vdekur nxënësi Albatrit Murseli, nxënës i shkollës " Ali M. Hasi", në Cërmjan...