E martë, 25 Shkurt, 2025

Serbia s’i rinovon shkollat shqiptare në Luginë të Preshevës, s’ka investime që nga vitet e 80-ta

- Advertisement1-

Gjendja e shkollës “Migjeni” vështirë se mund t’i bëjë ballë lëkundjeve të tokës, e njëjta nuk është rinovuar që nga viti 1990.

Pavarësisht mureve të çara, dyer të vjetruara e kushte minimale në malësi të Preshevës mësojnë gjashtë nxënës. Për më shumë se 30 vite, gjendja e kësaj shkolle shqipe është e njëjtë.

- Advertisement -

Edhe në këto kushte, Qeveria e Serbisë nuk ka ndarë buxhet për rinovimin e kësaj shkolle.

Këtë shtator, nxënësit e Buhiqit, Ranatocës, Maxherës dhe Ilincës pritet t’i drejtohen dyerve të improvizuara.

Në gjendjen e njëjtë është edhe shkolla “Sami Frashëri” në fshatin Lluçan të Komunës së Bujanocit.

Drejtori i kësaj shkolle, Qemal Beqiri, thotë se në këtë objekt ka mungesë të sallës së edukatës fizike dhe kabineteve të lëndëve shkencore.

Investim të këtij objekti shkollor ka kërkuar edhe kryetari i kësaj komune, Nagip Arifi.

Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu për Tëvë1 thotë se nxënësve shqiptarë po iu shkelet e drejta për arsim.

- Advertisement -rrrrrrr

Që Serbia po i diskriminon nxënësit shqiptarë e thotë edhe kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberi.

Edhe në shkollën “Sami Frashëri” investim nga Serbia nuk pati nga viti 1982.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Ana Llazo: Edukimi Rural – themel për barazinë sociale dhe zhvillimin e zonave të largëta

Edukimi është një e drejtë themelore dhe një mjet i fuqishëm për zhvillimin ekonomik...

Minire Pira, zgjedhet mësuesja më e mirë në shkollën “Dardania” në Prishtinë

Minire Pira, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Dardania" në Prishtinë për...

Afërdita Kçiku, zgjedhet mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë

Afërdita Kçiku, është zgjedhur mëimdhënësja e dalluar për vitin 2024/2025 në shkollën "Xhavit Ahmeti"...

Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

Shkolla "Mitrush Kuteli", në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor...