E diel, 23 Shkurt, 2025

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

- Advertisement1-

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës, u mor vendimi që të krijohet një komision për hetimin e ngritjeve akademike të rektorëve nga viti1999 deri më sot e që ende janë në marrëdhënie pune.

Vendimi për krijimin e komisionit, u mor me shumicë votash, ndërsa asnjë nga senatorët nuk votoi kundër.

- Advertisement -

Komisioni është paraparë të ketë anëtarë nga Universiteti i Prishtinës dhe universitetet tjera jashtë vendit, por edhe një student-senator dhe një përfaqësues nga shoqëria civile në cilësinë e vëzhguesve.

Pas vënies në dijeni të ngritjes në kundërshtim me rregullat në fuqi të kohës në pozitën e profesorit të rregullt nga ish-rektori Enver Hasani, një komision i këtillë synon vënien në vend të ligjshmërisë, në mënyrë që askush të mos këtë mundësi të vazhdojë të mbajë apo të ngrihet në pozitë paligjshëm.

Para se të vendosej për krijimin e komisionit, Senati diskutoi në lidhje me opinionin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit që kishte konstatuar konflikt interesi në konkursin e 31 majit të vitit 2023 në Fakultetin Filozofik.

Rektori Arben Hajrullahu tha se opinioni i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit është akt juridik obligues dhe sugjeroi që të vendoset në drejtim të daljes nga situata e konfliktit të interesit, çfarë edhe ndodhi. Kështu, Senati njëzëri vendosi të shfuqizojë avancimet sipas konkursit të 31 majit 2023 dhe të kthejë procesin e ngritjes akademike të tre profesorëve dhe riemërimit të një asistenteje në pikën para se të shkaktohej konflikti i interesit.

Në mbledhjen e Senatit, u miratua edhe përbërja e re e Këshillit të Etikës, një trupe që heton parregullsitë dhe sjelljet e papranueshme të personelit akademik dhe studentëve në Universitetin e Prishtinës. Anëtarë të Këshillit të Etikës do të jenë profesorët: Flamur Hyseni, Rajmonda Nallbani, Qëndrim Gashi, Safet Merovci dhe Furtuna Sheremeti.

Senati miratoi njëzëri, mes tjerash, edhe propozimet e njësive për studimet e doktoratës.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Mësuesja Vlora Ramaja: Në vitin 2008 kapa ditarin për herë të parë – një moment tejet emocionues

Mësuesja Vlora Ramaja kapin ditarin për herë të parë para 17 viteve. Për të...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...