E hënë, 20 Janar, 2025

Sëmundja e rrallë, fëmija lind me njolla të errëta mbi trup

- Advertisement1-

Kjo vogëlushe e lindur në Dallas, SHBA, ka një sindromë unike që i ka shkaktuar njolla të errëta mbi të gjithë lëkurën e saj.

Jireh lindi në Qershor, por ajo çfarë i shqetësoi prindërit e saj Justin dhe Toneka, ishin pikërisht këto pika të mëdha, të cilat nuk kishin rezultuar gjatë testeve të shtatzënisë.

- Advertisement -

Mjekët siguruan prindërit se shenjat ishin sipërfaqësore dhe vogëlushja është plotësisht e shëndetshme. Jireh u diagnostikua me një sëmundje të rrallë e cila shkakton pigmentim të shumtë të lëkurës duke krijuar njolla. Sëmundja e rrallë nuk është e trashëgueshme dhe zhvillohet në tremestrin e parë të shtatzënisë për shkak të zhvillimit të kundërt të qelizave të pigmentit.

Kjo sindromë është e përhapur vetëm në 1% të foshnjave. Rreziku i saj është rritja e probabilitetit ndaj kancerit të lëkurës (melanomës).

Prindërit e vajzës janë të lumtur për ardhjen e saj në jetë pas një aborti spontan që ndodhi përpara se të lindte Jireh. Ata e kanë përqafuar këtë ndryshim të sajin edhe për faktin se do të jetojë në një botë në të cilën ndryshimet, përfshirë edhe ato fizike, janë të pranueshme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...