Selvije Makolli zgjedhet mësuesja më e dalluar në Prishtinë

- Advertisement -

Profesoresha Selvije Makolli nga gjimnazi “Sami Frashëri”, është zgjedhur mësimdhënësja më e dalluar në Komunën e Prishtinës, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i shkollës:

- Advertisement -

Profesoresha Selvije Makolli – Mësimdhënëse e Dalluar në Nivel të Kryeqytetit – Prishtinës💙

Me krenari dhe mirënjohje të thellë, sot u nderua profesoresha Selvije Makolli, e cila u shpall Mësimdhënëse e Dalluar në nivel të Kryeqytetit – Prishtinës. Ky vlerësim erdhi si rezultat i përkushtimit të saj të palëkundur në arsim, punës së palodhshme dhe ndikimit të jashtëzakonshëm që ka pasur tek nxënësit e saj.

Mirënjohja iu nda në një ceremoni solemne nga Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, si dhe nga Nënkryetarja dhe njëherazi Drejtoresha e Arsimit, Jehona Lushaku-Sadriu.

- Advertisement -

Ky çmim është një dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit të mësimdhënësve tanë, të cilët me pasion dhe profesionalizëm kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur për brezat e rinj. Urime të përzemërta profesoreshës Selvije Makolli për këtë arritje të merituar!