Selvete Smakiqi Fejzullahu është një ndër figurat më të respektuara të arsimit në Mitrovicë, e cila tash e disa vite me përkushtim e dashuri ndaj profesionit, jep mësim në SHFMU “Migjeni”.
Ajo është më shumë se një mësuese, është një frymëzim për nxënësit dhe kolegët, duke sjellë në klasë jo vetëm dije, por edhe vlera të vërteta njerëzore.
Me qasjen e saj të qetë, por tejet efektive, ajo ka fituar zemrat e shumë brezave që kanë kaluar përmes duarve të saj të arta.
Kontributi i saj u vlerësua edhe zyrtarisht vitin e kaluar, kur ajo u shpall “Mësimdhënësja më e dalluar”, një titull që pasqyron punën e palodhshme dhe ndikimin e saj pozitiv në jetët e shumë nxënësve. / Mitropol