Selvete Behrami Krasniqi është zgjedhur mësimdhënësja më e dalluar në shkollën “Ganimete Tërbeshi” në Llukar të Prishtinës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Për nder të Ditës së Mësuesit,
Mësuesja Selvete u zgjodh mësimdhënëse e dalluar për këtë vit shkollor, duke treguar një angazhim të palodhur në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.
Ajo është dalluar për pasionin, përkushtimin dhe durimin e saj në çdo aspekt të punës, duke ndihmuar në formimin dhe zhvillimin e çdo nxënësi.
Ne jemi të nderuar që e kemi pjesë të ekipit tonë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e saj të jashtëzakonshëm.
Ju urojmë vazhdimësi të suksesshme në këtë rrugë dhe shumë më shumë arritje të tjera!
Me respekt dhe mirënjohje,
Shkolla “Ganimete Tërbeshi” – Llukar