Shëndeti i lëkurës është po aq i rëndësishëm sa dhe i organeve të tjera të trupit.
Me kalimin e viteve dhe lëkura fillon të tregojë shenjat e plakjes. Rrudhat janë një shqetësim që nëse lihen pa trajtuar sigurisht që do të përkeqësohet.
Më poshtë keni disa sekrete që duhet të dini duke nisur nga ushqimet e deri tek mënyra e fjetjes.
Flini në kurriz
Gjumi është shumë i rëndësishëm që të rikuperoni energjitë e harxhuara gjatë ditës. Por edhe kur flini ju duhet ta bëni në mënyrën e duhur. Dermatologët sugjerojnë që të flini në kurriz kështu nuk do ta shtypni fytyrën e të krijoni rrudha.
Hidratimi
Sigurisht që një lëkurë e hidratuar dhe butë i tregon rrudhat edhe më ngadalë. Gjithashtu mënyra e duhur e hidratimit është e rëndësishme, pasi siç janë llojet e lëkurës ashtu janë edhe mënyrat e hidratimit.
Kini kujdes nga dielli
Dëmi i shkaktuar nga dielli është një nga shqetësimet më të mëdha të dermatologëve. Nëse ju nuk përdorni krem mbrojtës ndaj diellit, lëkura juaj është në kontakt të menjëhershëm me rrezet e diellit. Dermatologët sugjerojnë që të përdorni kremin mbrojtës ndaj diellit edhe kur jashtë nuk është kohë me diell. Pra pavarësisht stinës, kremi i diellit është një nga shokët tuaj më të mirë për lëkurën.
Shmangni ushqimet e dëmshme
Siç e dini sheqeri i proçesuar është i keq për shëndetin e organizmit. Nëse ju konsumoni shpesh ushqime të tilla të proçesuara, atëherë lëkura juaj do të duket më e plakur. Duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime, të cilat ju japin vitamina dhe antioksidantë që e ndihmojnë lëkurën të duket më e re. Vitamina C është një nga rigjenerueset më të mira të lëkurës, ndaj dhe mundohuni që të konsumoni sa më shumë produkte me këtë vitaminë.