E diel, 19 Janar, 2025

Sefedin Muçaj zgjedhet Dekan i ri i Fakultetit të Mjekësisë

- Advertisement1-

Prof. Dr. Sefedin Muçaj ēshtē zgjedhur Dekan i ri i Fakultetit të Mjekësisë nē Universitetin e Prishtinēs.

Profesor Sefedin Muçaj në këtë proces zgjedhor është votuar nga gjithsej 161 pjesëtarë të stafit akademik dhe 27 anētarē tē Kēshillit tē Fakultetit tē Mjekēsisē, është personi që ka marrë mbështetjen absolute të drejtpërdrejtë të stafit akademik apo të rreth 67% të tyre.

- Advertisement -

Dr. Sefedin Muçaj është profesor i rregullt (Prof. Dr.) dhe Shef i Katedrës së Epidemiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë tē Universitetit të Prishtinës, specialist i epidemiologjisë dhe Shef i Sektorit për Sëmundje Kronike Joinfektive në Departamentin e Epidemiologjisë në IKSHPK.

Si specialist i epidemiologjisë, ka një përvojë mbi 25 vjeçare në fushën akademike dhe në aktivitete dhe programe të ndryshme në fushën e shëndetit publik.

Është autor dhe koautor i një sërë punimesh shkencore të publikuara në revista me indeks ndërkombëtar, i disa librave dhe teksteve mësimore universitare, si dhe është pjesëmarrës i një serë tubimesh shkencore dhe profesionale. Për një kohë ka qenë Prodekan për Cështje Mësimore dhe të Studentëve i Fakultetit të Mjekësisë. /AlbanianEducation.net/.

 

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...