Sedat Kryeziu, emërohet drejtor i gjimnazit “Jeta e Re”, në Suharekë

- Advertisement5 -

Sedat Kryeziu, është emëruar drejtor i gjimnazit “Jeta e Re”, në Suharekë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë shkolla përmes njëpostimi në Facebook, ndërsa ka treguar se ai ishte profesor në këtë institucion.

- Advertisement -

Njoftimi i shkollës:

NJOFTIM

Sot, më 12 janar 2026, në Gjimnazin “Jeta e re” është emëruar ushtrues detyre i drejtorit z. Sedat R. Kryeziu, Doktor i Shkencave të Historisë dhe profesor në këtë institucion arsimor.

- Advertisement -

Z. Kryeziu njihet si profesor i përkushtuar dhe me përvojë të gjatë profesionale, ndaj i urojmë punë të mbarë dhe suksese në menaxhimin dhe drejtimin e institucionit tonë arsimor.

Vendimi për emërim u dorëzua nga Kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj, në prani të zëvendësdrejtorit të shkollës z. Sedat Gashi. Me këtë rast uruan nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026.

Suksese në detyrë, drejtor Sedat R. Kryeziu!

sadt