Sedat Bajramit i është vazhduar edhe për një mandat 4-vjeçar kontrata si drejtor i shkollës “Mushnikova”.
Ai ka thënë se udhëheqja e kësaj shkolle edhe për një mandat për të është nder dhe përgjegjësi e madhe, shkruan AlbanianEducation.net.
Drejtori Bajrami përveç DKA-së, ka falënderuar mësimdhënësit dhe gjithë stafin e shkollës për kontributin e përditshëm.

Postimi i tij i plotë:
Falënderoj Allahun, i Cili na udhëzon dhe na jep forcë çdo ditë në rrugën e përgjegjësisë dhe punës së mirë. Me këtë rast, ju njoftoj se me vlerësimin e performancës për 4 vitet e ardhshme është vazhduar kontrata ime si drejtor i shkollës “Mushnikova” në Mushnikovë, gjë që për mua është nder dhe përgjegjësi e madhe.
Në këtë moment të rëndësishëm, dëshiroj të shpreh falënderimin tim për Drejtorinë Komunale e Arsimit në Prizren, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në drejtimin e shkollës.
Po ashtu, inspektorët e SIA-s të cilët me punën e tyre të palodhshme dhe me përgjegjësi të madhe kanë ndikuar në përmirësimin e cilësisë së procesit mësimor dhe administrativ gjatë gjithë këtij procesi.
Një falënderim i veçantë shkon për mësimdhënësit e kësaj shkolle, të cilët me punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në edukimin e nxënësve kanë ndikuar në cilësinë e kësaj shkolle.
Gjithashtu, falënderoj stafin ndihmës të shkollës që me kontributin e përditshëm siguron funksionimin e rregullt të shkollës.