Mësuesja Sebahate Sopjani është përzgjedhur Mësuese e Dalluar në nivel komunal në Komunën e Fushë Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Daut Bogujevci”:
🏆 Mësuesja Sebahate Sopjani është përzgjedhur Mësuese e Dalluar në nivel komunal në Komunën e Fushë Kosovës, një krenari për shkollën tonë dhe për gjithë stafin mësimdhënës.
E palodhur, kërkuese për cilësi, inovative dhe krijuese me nxënësit, ajo sjell ide dhe iniciativa që pasurojnë mësimdhënien dhe mundësojnë nxënësve të mësojnë ndryshe përmes projekteve vendore dhe ndërkombëtare, platformave interaktive dhe aktiviteteve kreative.
Përveç mësimdhënies, ajo është edhe trajnere, hulumtuese, recensente dhe mentore në kuadër të organizatës TOKA dhe Fakultetit të Edukimit.
👏 Urime dhe shumë suksese, Sebahate Sopjani!
Arritjet e saj janë një motivim dhe krenari për gjithë komunitetin shkollor.✨
