Sebahate Sopjanit sot më 7 Mars është zgjehur “Mësuese e dalluar” në nivel të komunës së Fushë Kosovës, shhkruan Albanianeducation.net.
Kjo është hera e tretë që mësuesja Sebahate Sopjani shpërblehet për kontributin e saj të dhënë në dy dekadat e fundit.
Sopjani është mësimdhënëse në shkollën “Daut Bogujevci”
Deklarata e saj dhënë për Albanianeducation.net pasi është zgjehur mësuesja më e dalluar:
Sot, me 7 Mars u dekorova me çmimin “Mësuese e dalluar” në nivel të komunës së Fushë Kosovës.
Krenare, dhe me shumë përgjegjësi Mirënjohjen ” Mësuese e dalluar ” nga komuna e Fushë Kosovës pranova nga drejtori i komunës z.Fatlum Berisha .
Kur kam filluar udhëtimin tim si mësuese, nuk e dija se do të kthehesha në një frymëzim për brezat që do të vijnë.
Tri herë, brenda shkollave jam shpërblyer për kontributin tim për gjatë dy dekadave, dhe kësaj radhe në nivel komune, është një rrugë që ka pasur sfida, por që më ka dhënë shumë kënaqësi dhe krenari.
Në çdo hap të këtij rrugëtimi, përpjekjet dhe sakrificat janë shpërblyer me njohjet dhe çmimet e merituara.
Çdo çmim dhe çdo perkushtim i dedikohet gjeneratave të kaluara, të tashmes dhe të ardhshme.
Duke ndjekur misionin tim si mësuese, unë jam përpjekur të jap gjithçka për të ndikuar në formimin e të rinjve, në rritjen e tyre intelektuale dhe emocionale. Çdo ditë është një mundësi për të kultivuar dijen dhe për të frymëzuar pasionin për të mësuar.
Në këtë rrugë, kam ndeshur sfida dhe pengesa, por gjithmonë kam qëndruar e vendosur për të përmbushur synimet dhe për të sjellë ndryshime pozitive në jetën e nxënësve. Duke reflektuar në këtë udhëtim, ndjehem e privilegjuar që kam pasur mundësinë të jap kontributin tim në arsimimin e brezave.
Të gjithë bashkë, ne jemi një forcë për të ndryshuar botën për të mirë!
Faleminderit shkollës time “Daut Bogujevci” për mbështejtjen dhe përkrahjen time për çdo iniciativë,projekt e ide që t’i realizoj me shumë sukses!