Sebahate Hajdari-Thaqi dhe Valmire Hajdari, zgjidhen mësuese të dalluara në shkollën “Rilindja” në Dobroshec

- Advertisement5 -

Sebahate Hajdari-Thaqi dhe Valmire Hajdari, janë zgjedhur mësimdhënëse të dalluara të shkollës “Rilindja” në fshatin Dobroshec të Drenasit, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës “Rilindja” Dritan/Dobroshec/-Drenas:

- Advertisement - M1

Në kuadër të vlerësimit të punës dhe përkushtimit në arsim, me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se mësimdhënëset e dalluara të shkollës sonë për vitin shkollor 2025/2026 janë:
Sebahate Hajdari-Thaqi dhe Valmire Hajdari, të cilat janë shpërblyer me mirënjohje nga DKA në Drenas për punën dhe përkushtimin e tyre.

Puna e palodhshme me nxënësit, përkushtimi i vazhdueshëm, profesionalizmi dhe dashuria që tregoni në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja ju bëjnë shembull të shkëlqyer të mësimdhënëses me vlerë.

Kontributi juaj është frymëzim për nxënësit dhe për gjithë komunitetin tonë shkollor.

- Advertisement - m2

Ju falënderojmë për punën dhe përkushtimin tuaj dhe ju urojmë edhe shumë suksese në rrugëtimin tuaj profesional!

651744439 1465439625371786 3101316890311927508 n