Së shpejti nis ndërtimi i aneksit të shkollës ‘Katër Dëshmorët’ në Ratkoc, do të shtohen edhe 14 klasa

- Advertisement -

Është nënshkruar kontrata për për projektin “Ndërtimi i aneksit të SHFMU “KATËR DËSHMORËT” në Ratkoc, shkruan Albanian Kids Education.

- paragrafi 1 -

Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, ka deklaruar se me ndërtimin e këtij aneksi shkollor, i cili do të përmbajë në vete 14 dhoma mësimi (klasa), sallën e arsimtarëve dhe hapësirat tjera, do të bëhet e mundshme që nxënësit e kësaj shkolle të mbajnë mësim në një ndërrim të vetëm.

- Advertisement -

- Advertisement -

Njoftimi i tij:

Sot, nga kryetari i komunës u nënshkrua edhe një kontratë shumë e rëndësishme për arsimin në komunën tonë. Pas përfundimit të procedurave të prokurimit u nënshkrua kontrata për projektin “Ndërtimi i aneksit të SHFMU “KATËR DËSHMORËT” në Ratkoc”.

Me ndërtimin e këtij aneksi shkollor, i cili do të përmbajë në vete 14 dhoma mësimi (klasa), sallën e arsimtarëve dhe hapësirat tjera, do të bëhet e mundshme që nxënësit e kësaj shkolle të mbajnë mësim në një ndërrim të vetëm.

Vlera e projektit është 899.991,89 €.

Së shpejti do të fillojnë punimet në ndërtimin e aneksit të kësaj shkolle.

Urime të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të shkollës!